Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për trafik ndërkombëtar droge, pronari shqiptar i një kafeneje në Londër


Pronari shqiptar i një kafeneje në Londër, është arrestuar dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku akuzohet për kontrabandë të heroinës në të gjithë Evropën si pjesë e një rrjeti të madh trafiku droge.

Taulant Stoica, 34 vjeç, akuzohet se ka kontrabanduar drogë nga Hollanda në Itali midis dhjetorit të 2015-ës dhe shkurtit të 2016-ës.

Ai dyshohet se ka komplotuar me 38 të tjerë që ndihmuan në transportimin dhe shpërndarjen e drogës së Klasit A në Itali.

Prokurorët pretendojnë se babai i katër fëmijëve u arratis në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngriti kafenenë që i vuri emrin “Roma Milano Café”, në Lea Bridge Road, në Londrën lindore, për të shmangur arrestimin.

Por Stoica, i cili hyri në bankën e të akuzuarve duke mbajtur një maskë fytyre Louis Vuitton, pretendoi se një dokument zyrtar dërguar atij nga avokati i kishte konfirmuar se urdhri i arrestimit ishte rrëzuar.

Por siç shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, pavarësisht pretendimeve të tij, Taulant Stoica pritet të ekstradohet për në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *