Vendosni fjalën kyçe....

George Clooney: Pse s’doja t’u vija fëmijëve të mi emra të çuditshme


Nuk është e pazakontë që të famshmit t’u vendosin fëmijëve të tyre emra unikë, dhe nganjëherë edhe të çuditshëm

Por aktori George Clooney nuk donte asnjë emër të tillë kur gruaja e tij Amal solli në jetë binjakët.

Aktori thotë se fama për shkak të tij do ua bënte jetën mjaft të vështirë fëmijëve dhe një emër i çuditshëm, vetëm sa do ua shtonte peripecitë atyre. Kështu që sëbashku me Amal, ata vendosën që t’u jepnin fëmijëve emra të thjeshtë: Alexander dhe Ella (Aleksandër dhe Ela).

“Unë nuk doja emra të çuditshëm për fëmijët tanë. Ata tashmë do të kenë mjaft telashe. Mjaft e vështirë është të jesh djali i dikujt të famshëm dhe të suksesshëm.”– shpjegoi aktori në një intervistë me AARP.

Rrëfimi i Clooney vjen pasi ai kaloi nëntë muaj të mirë në karantinë mes pandemisë COVID-19, në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ashtu si shumë të tjerë gjatë karantinës, aktori u kushtoi shumë vëmendje fëmijëve të tij dhe ka gjetur gjëra të reja për të bërë. E një nga talentet e tij duket të jetë edhe qepja e rrobave të fëmijëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *