Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë nuk toleron dot Ramush Haradinaj, ia zbulon bashkëshortja (VIDEO)


Në ka ndonjë gjë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e toleron dot ajo është tradhëtia. Të paktën kështu është shprehur Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”.

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën, tradhtinë jo në aspektin e dashurisë ose raportit tim me Ramushin, por Ramushi si person njerëzit që nuk mbahen për fjale, nuk i do fare. Ramushi duke qenë shumë guximtar, patjetër që frika nuk ekziston te ai, dhe frika është një dobësi që nuk i lë njerëzit të ecin përpara, nuk i lë njerëzit të jenë kreativë dhe nuk i lë të shtyjnë qëllimet e veta përpara”, ka thënë Anita Haradinaj.   

Momentin kur Anita flet për Ramush Haradinajn, mund ta ndiqni në minutën 03:33 të videos së mëposhtme.      

Ndër të tjera bashkëshortja e Haradinajt tha se kurrë nuk do të kandidonte për ndonjë post politik, dhe gjithë jetën do punonte si prezantuese dhe gazetare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *