Vendosni fjalën kyçe....

Nominohet dhe dhëndëri i Donald Trumpit për çmimin Nobel për Paqen


Dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen.

Po ashtu edhe zëvendësi i tij, Avi Berkowitz, kjo për punën e tyre mbi paqen në Lindjen e Mesme.

Siç shkruan revista Forbes, ata u nominuan nga avokati Alan Dershowitz, i cili kishte të drejtë ta bënte këtë në cilësinë e tij si profesor i shkollës juridike të Harvardit.

Nominimet për çmimin Nobel mund të paraqiten nga cilido person që i përshtatet kritereve të përcaktuara nga komiteti i dhënies së çmimit: i cili përfshin politikanë, akademikë, fitues të mëparshëm të çmimeve.

E diela e 31 janarit ishte dita e fundit për dorëzimin e nominimeve për çmimet e këtij viti.

Në një deklaratë, Kushner tha se ishte i nderuar që emri i tij u propozua për çmimin.

Ndërkohë Dershowitz deklaroi: “Çmimi Nobel i Paqes nuk është për popullaritet. As nuk është një vlerësim i asaj që mund të mendojë bashkësia ndërkombëtare për ata që ndihmuan në arritjen e paqes. Është një çmim për përmbushjen e kritereve shqetësuese të përcaktuara nga Alfred Nobel në testamentin e tij.”

Kujtojmë se edhe ish-presidenti Donald Trump është mes të nominuarve për çmimin Nobel për Paqen. Ky i fundit u nominua nga Christian Tybring-Gjedde, një ligjvënës i krahut të djathtë nga Norvegjia në shtator të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *