Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti Gahler i përgjigjet Ramës: Ne informacionet i marrim nga qeveria dhe media jo vetëm nga opozita


Deputeti i Parlamentit Europian Michael Gahler i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat se merr informacione vetëm nga opozita.

Në një intervistë për emisionin “A Show” Gahler u shpreh se burim informacioni nuk është vetëm opozita shqiptare por edhe qeveria mediat dhe shoqëria civile.

E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane.

Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë”- u shpreh Michael Gahler.

Sipas eurodeputetit dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler akuzat e Ramës për vaksinat janë të padrejta.

Në fakt ka pasur një referencë mesa duket për mënyrën se si ne po i shpërndajmë vaksinat. Ka pasur kritika në këtë fushë, sikur ne jemi të këqinjt.

Por ne si BE i kemi dhënë vendeve të Ballkanit mbështetje për të luftuar Covid. Është shumë e vështirë edhe për ne të marrim vaksinat. Në fakt unë u habita kur lexova për këtë gjë”-theksoi Michael Gahler.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *