Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përmbyset mbi lumin e ngrirë në Rusi, 19 të vdekur dhe 21 të plagosur (FOTO/VIDEO)


Një autobus plot me pasagjerë ka rrëshqitur nga një urë pas shpërthimit të njërës prej gomave, duke përfunduar në një lumë të ngrirë në Rusi.

Sipas RT, kanë humbur jetën të paktën 19 pasagjerë. Ekipet e shpëtimit luftuan për të liruar të mbijetuarit e bllokuar në autobus, pasi automjeti ishte akoma në rrezik për t’u zhytur.

Autobusi ra gjashtë metra nga një urë mbi lumin Kuenga, ndërsa udhëtonte nga qyteti Chita për në Sretensk të dielën.

Policia tha se autobusi kishte patur një gomë të plasur, çka ka bërë që shoferi të humbte kontrollin e automjetit. Në bord ishin 45 persona kur ndodhi tragjedia. 19 pasagjerë humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *