Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Berishës braktisin seancën në Gjykatën e Posaçme


Avokatët e Sali Berishës braktisën seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme.

Genc Gjokutaj e Sokol Mengjesi dolën nga salla pasi sipas tyre në seancë nuk ishte pranuar kërkesën e tyre për dërgimin për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Gjokutaj tha për gazetarët se gjykata po përdor instrumente e justifikime për të mos i njohur avokatët me aktet.

“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio dhe gjyqësor. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance.

Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme.” – tha Gjokutaj.

Ditën e djeshme avokatët e Berishës kërkuan përjashtimi e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca.