Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke shpërndarë kanabis pranë shkollave, arrestohet i riu në Krujë


Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi u kap duke shitur kanabis pranë shkollave. I riu ra në pranga në saj të megaoperacionit ‘Tempulli’.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Fushë Krujës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.