Vendosni fjalën kyçe....

PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja


Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson një kompanie private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas PD-së, Llatja ka favorizuar kompaninë private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Në këtë padi, thuhet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *