Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet ndaj Ndranghetas, zgjerohen emrat e thirrur nga antimafia italiane


Ditë pas dite vazhdon në Gjykatën e Katanzaros marrja më pyetje e personave të vënë nën masa ndalimi nga Antimafia Italia pas ekzekutimit të mega operacionit të koduar “Profil i Ulët”.

Prej 50 të akuzuarve për pjesëmarrje në aktivitet mafioz kriminal, pastrim e riciklim parash të pista, mbi 10 prej tyre janë thirrur para prokurorëve italianë të shoqëruar nga avokatët e për të sqaruar qëndrimin ndaj akuzave të ngritura.

Ndërkohë dy emra të rinj i janë shtuar dosjes hetimore pas depozitimin nga Antimafia e Katanzaros i akt akuzave të reja ndaj dy sipërmarrësve kalabrezë Giovanni Mazzei e Antonio Melino, të akuzuar se kanë bashkëpunuar me financierin Ercole D’Alessandro kundrejt shkëmbimit të informacioneve për hetime e operacione policore të rëndësishme që kryheshin në territor.

Sipërmarrësit Tommaso e Saverio Brutto , ortakë të “princit” të Ndranghetas në biznesin e hapur në Shqipëri, i janë përgjigjur pyetjeve të prokurorëve duke sqaruar qëndrimin e  tyre ndaj fakteve të akuzës. Këshili bashkiak komunal i Bashkisë së Simeri Crichi ka vendosur të shkarkoj nga detyra Saverio Brutto nga funksioni i tij si këshilltar.

Po ashtu i është përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve dhe Kryetarja e Konfindustrisë Rinore Glenda Giglio me një rol në rëndësishëm në procesin e kalimit të kompanive fantazmë në pronësi të shtetasve shqiptarë.

Glenda Giglio është dhe personi i cili kishte vendosur urën e bashkëpunimit mes Italisë e Bashkisë së Tiranës në sjelljen në Shqipëri të sipërmarrësve të rinj italianë.

Ndryshe ka qenë qëndrimi i politikanit Francesko Talarico i cili ka zgjedhur heshtjen para prokurorëve, ndërkohë që Partia Bashkimi Demo Kristian ka vendosur largimin e tij nga posti i Sekretarit rajonal të kësaj force politike.

Para prokurorëve është thirrur dhe noteri Rocco Gugliielmo i cili  duke shkelur detyrimet ligjore të profesionit të tij, mundësonte kalimin e kompanive fantazëm në pronësi të shtetasve shqiptarë e italianë duke mos respektuar asnjë normë kontrolli.

Dhe ai ka zgjedhur të heshtë e të mos iu përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.

Rocco Gugieglmo është njëherësh dhe Kryetar i këshillit noterial të Catanzaro, Crotone, Lamezia Terme e Vibo Valentina në Kalabri e ka kërkuar dorëheqjen nga ku pozicion, dorëheqje që nuk është pranuar nga ky këshill.

Në pyetje janë marrë dhe Drejtori i Konsorciumit Jonio-Katanzaro , Francesco Mantella e Drejtor i Zyrës së Bonifikimit të  Konsorciomit Giuseppe Truglia të akuzuar për bashkëpunimin mafioz e favorizim tenderash e fondesh në dobi të sipërmarrjeve të Antonio Gallos,

Gjitashtu në pyetje është marrë dhe Nicola Cirillo i akuzuar për pjesëmarrje kriminale mafioze që për llogari të klaneve mafioze organizonte derdhjen e parave cash e kalimin e tyre nga një kompani në tjetërën me qëllimi riciklimi e pastrimi të kapitaleve ilegale. Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve duke u mbrojtur me versionin e tij të fakteve,

Po ashtu para prokurorëve të Katanzaros kanë dalë Marinaro Jeso e Paonessa Daniela, burrë e grua e pronarë të disa shoqërive kulturoro-artistike të përdorura për pastrimin e parave të këtij grupimi kriminal mafiozë.

Të gjithë personat e marrë në pyetje deri më sot nga Prokuroria e Katanzaros nuk kanë pranuar akuzat e avokatët e tyre kanë kërkuar reduktimin e masës së sigurisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RTV Ora