Kryebashkiaku i Tiranës u është shmangur pyetjeve lidhur me përgjimet e Ndranghetas.
Teksa një gazetar i Ora News ka provuar ta pyesë lidhur me përgjimet ku përmendet edhe emri i tij, Veliaj ia ka nxjerrë përpara truprojën dhe u është shmangur pyetjeve duke zgjedhur të sulmojë median në fjalë.
Ai i kthehet gazetarit një çast para se të futej në bashki se janë muhabete me trafikantë e përmend edhe emrin e Ylli Ndroqit.
“Po po, muhabetet me trafikantë…Muhabete me trafikantë, ti dhe Ylli…” – dëgjohet të thotë Veliaj para se të zhdukej pas derës së bashkisë.
Ora News publikoi e para përgjimet e antimafias italiane ku flitet për lidhjet e Ndranghetas me politikën në Itali e Shqipëri.
Në përgjime përmendet kryebashkiaku Veliaj, kryeministri Rama, drejtori i policisë Veliu e ministra të qeverisë.
Pjesa dërrmuese e mediave kryesore në vend nuk i publikuan këto përgjime, duke botuar vetëm reagimet politike në vend lidhur me to apo deklaratat mohuese të Ramës.