Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj dhe përgjimet për Ndranghetën – A ka hapur hetime prokuroria?


Përgjimet e publikuara prej disa ditësh nga Antimafia italiane nxorrën në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Në dosjen masive prej më shumë se 1000 faqesh të përgjimeve të antimafias italiane flitet për tendera në sektorë të ndryshëm, koncesione, leje ndërtimi në Tiranë, investime në shëndetësi e për të gjitha këto del garant si urë lidhëse biznesmeni shqipar ‘Nik’ që ka lidhje me kreun e bashkisë, me ministrat e zyrtarët e qeverisë Rama.

Në këto përgjime, sipërmarrësit italianë flasin për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës. 

Mirëpo këto përgjime nuk e kanë vënë në lëvizje ende Prokurorinë Shqiptare. Prokuroria Speciale Antikorrupsion vetëm ka njoftuar se do të nisë kontaktet me autoritetet italiane, lidhur me përgjimet e publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’. Por nuk ka thënë se do nisë hetimet.

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka deklaruar se pas marrjes së plotë të informacionit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

“Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autorite tet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim.”, ka thënë Kraja.

Megaoperacioni në Itali çoi në pranga dhjetëra persona të inkriminuar në grupin “Ndrangheta”.

Mes tyre dhe Antonio Gallo, i njohur si “Princi i Ndrangheta”, i cili prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë.

Në këto përgjime, Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në këmbim të mbështetjes politike për funksionarët italianë.

Përgjimet dëshmojnë, se si ky person gjeti kontaktet deri në Tiranë, për të arritur tek ndërtimet shumëkatëshe të kryeqytetit shqiptar. Me paratë e mafias dhe lidhjet në politikë, Antonio Gallo njihet me avokatin Claudio Larussa, me të cilin planifikoi investimet në Shqipëri, së bashku me një ish oficer të policisë italiane. Ky i fundit përmend edhe emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini dhe ndikimin e tij tek politikanët shqiptarë.

Vetë Claudio Larusa pohon se është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

Pjesë nga përgjimet (biseda e datës  28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec)

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nikut)