Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia e Partizani ndajnë “shapin nga sheqeri”, reagon Tirana


Teksa pritet të nisë supersfida e Superligës mes Partizanit e Vllaznisë, më herët janë luajtur dy ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit.

Tirana arriti një fitore jetike në Fier ndaj Apolonisë duke forcuar pozitat në mesin e renditjes. Ndërkohë Laçi arriti të mposhtë në fushën e tij rivalët e Teutës duke saluar vendin e tretë.

Ditën e djeshme Kukësi e Kastrioti fituan respektivisht ndaj Skënderbeut e Bylisit. Tani për tani kreu mbahet nga Vllaznia që në rast të një fitoreje ndaj Partizanit do e çonte në 12 pikë largësinë nga ndjekësit duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *