Vendosni fjalën kyçe....

E zë korrenti në banesë, dërgohet me shpejtësi në spital 60-vjeçari në Kavajë


Një 60-vjeçar në Kavajë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe është dërguar me shpejtësi në spital.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Greth ku personi me iniciale T.K., ka rënë në kontakt me energjinë në banesë.

Ai është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij nuk dihet.

Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.