Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Bllakos: Ish-deputeti ka përcjellë vetëm dokumentet, Gjykata s’ka dijeni për procedurën administrative


Avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Sokol Hazizaj është shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për lënien në burg të klientit të tij.

Hazizaj tha se vendimi është në mungesë të dijenisë që ka gjykata dhe organi procedurial i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative.

Më tepër është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative”, tha Hazizaj.

Hazizaj shtoi më tej se tre faktet penale të Prokurorisë nuk janë të prodhuara nga Bllako duke akuzuar Gjykatën se nuk njeh Kodin e Procedurës Administrative.

Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, pagën e të atit në cilësinë e drejtorit të AKUM mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave. Ndaj thashë që mendimi jonë është që nga ky organ nga kjo gjykatë nuk e njeh kodin e procedurës administrative”.

I pyetur për udhëtimin me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provë bindëse pasi nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto.

Nuk është provë bindëse sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto, etj”, tha ai duke shtuar se klienti i tij ka qenë në të njëjtën linjë me të.