Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi dy këmbësorët në Fier, humbet jetën në spital 67-vjeçari


Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi një makinë e përplasi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Shtetasi me iniciale I.M u përplas së bashku me bashkëshorten e tij Gj.M nga drejtuesi i makinës tip Seat shtetasi me inicale L.B 30 vjeç i cili më pas është ndaluar nga policia.

L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç.

Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *