Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në banesën në Golem, humb jetën i moshuari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Kavajë, ku një i moshuar 85-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Golem në orët e mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *