Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e Luftar Reçit, avokati i Plaurent Dervishajt: Ai s’e mban mend sa herë ka gënjyer, inskenim në bashkëpunim me SPAK


Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia, ka akuzuar SPAK-un e Luftar Reçin lidhur me dëshminë e tij në gjyqin ndaj klientit të tij e Emiljano Shullazit për sa i përket ekzekutimit të Klodian Saliut e Vajdin Lamajt në vitin 2005.

Sipas tij, bëhet fjalë për një inskenim mes prokurorisë e Reçit, i cili, tha avokati nuk e mban mend sa herë ka gënjyer në dëshmitë e dhëna më herët.

“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një officer i Policisë Gjyqësore pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë.” – tha Ilia Ilia.

Ndërkohë i akuzuari Emiljano Shullazi është shprehur se kërkon ta ketë përballë Reçin kur ky i fundit të dëshmojë.

“Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP-së, ish-Krimeve të Rënda, KLGJ-së, asnjë përgjigje. Përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është.” – tha Shullazi.