Vendosni fjalën kyçe....

Pas mosmarrëveshjeve, KE publikon kontratën me ‘AstraZeneca’-n për vaksinat anti-Covid


Komisioni Evropian ka publikuar kontratën që ka me kompaninë “AstraZeneca” për vaksinën anti-Covid, pas një mosmarrëveshjeje mbi furnizimet.

Ky veprim vjen disa orë pasi shefja e KE-së Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në BE.

Kontrata e nënshkruar në muajin gusht përmbante “urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri dhe një thirrje për një shpjegim nga ana e kompanisë.

Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve i BE-së më vonë.

Lidhur me problemin me furnizimin me vaksinat, kompania thotë se ka vonesa në prodhimin e tyre në dy impiante.

Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Evropian që do të dorëzohen pas miratimit nga rregullatori, me një mundësi për të sjellë dhe 100 milion më shumë.

Por siç shkruan BBC, BE pret të marrë vetëm rreth një të katërtën e 100 milion vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në muajin mars.

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Hollandë dhe Belgjikë.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve, BE-ja vendosi të publikojë kontratën me AstraZeneca, në përpjekje për të mbështetur argumentin e saj se kompania nuk po i mban zotimet e saj.

Shumë pjesë të kontratës së publikuar, janë fshehur për të mbrojtur informacionet që kontrata nuk i lejon të bëhen publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *