Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet ndaj Ndranghetas, Çela kërkon nisjen e hetimeve, Kraja i SPAK-ut “kyç gojën”


Kryeprokurori i përgjithshëm Çela ka thënë se është detyrë e çdo prokurori në vend që të nisë hetimet kryesisht kur vihet në dijeni për një ngjarje penale.

I pyetur lidhur me përgjimet e Ndranghetas, ai tha se prokurorët duhet të nisin hetimet dhe se janë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me këtë çështje.

“Të nisin kryesisht hetimet për çdo fakt penal për të cilin ata vihen në dijeni. Prokurori i Përgjithshëm përgjatë 2020 ka marrë të gjithë masat administrative që garantojnë prokurorët për të vepruar në pavarësi të plotë. Askush nuk mund ti pengojë prokurorët sot, drejtuesit e prokurorisë që të nisin  hetimet për çështje  të cilat janë në kompetencën e tyre lëndore dhe tokësore.” – ka thënë Çela.

Ndërsa kreu i SPAK-ut e ka kyçur gojën i pyetur nga gazetarët nëse institucioni i drejtuar prej tij ka nisur hetimet lidhur me përgjimet e antimafias italiane.

“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.” – ka thënë Arben Kraja.