Vendosni fjalën kyçe....

Florida ofrohet të zëvendësojë Tokion si vendi mikpritës i Lojërave Olimpike


Pas zërave se Lojërat Olimpike rrezikojnë të mos mbahen as këtë vit për shkak të Covid-19, zyrtari kryesor financiar i Floridës i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të konsiderojë zhvendosjen atje të këtij organizimi.

Organizatorët e Tokios janë zotuar të vazhdojnë me riorganizimin e Lojërave, të cilat pritet të hapen më 23 korrik pasi janë shtyrë për një vit për shkak të koronavirusit, por Jimmy Patronis i Floridas ka ofruar një mundësi alternative.

“Ka akoma kohë për të vendosur një ekip të përzgjedhjes së siteve në Florida për t’u takuar me zyrtarë lokalë në të gjithë vendin dhe zyrtarë lokalë për mbajtjen e Lojërave Olimpike në Shtetin me Diell.“- tha Patronis në një letër dërguar këtë javë presidentit të IOC-së, Thomas Bach. “Unë do të mirëprisja mundësinë për ta vendosur në Florida dhe për t’ju ndihmuar të krijoni kontaktet e duhura për ta bërë këtë”.

Por në një email për Reuters, IOC tha se nuk ka marrë një letër nga Patronis dhe iu referua deklaratës së të premtes së kaluar duke thënë se është e përkushtuar që Lojërat Olimpike të mbahen në Tokio këtë vit.

Duke pasur parasysh të gjitha planifikimet dhe përgatitjet e nevojshme për të organizuar një Olimpiadë, është praktikisht e pamundur të zhvendoset eventi brenda gjashtë muajve.

Në letrën e tij, Patronis tërhoqi vëmendjen për atë që ai e quajti “forca e vaksinimit të shtetit” dhe përmendi një sërë organizimesh që janë zhvilluar gjatë vitit që lamë pas, pavarësisht pandemisë.

Numri i të vdekurve në Florida nga koronavirusi ka arritur në 25,000 në total. Ndërkohë numri kumulativ i vdekjeve nga virusi në Japoni arriti në 5,000 gjatë fundjavës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *