Vendosni fjalën kyçe....

Tirana gati për serinë e dytë, e plotë ndaj serbëve të Crvena Zvezda-s


Tirana luan sot ndeshjen e turit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Bardheblutë do kenë përballë ekipin serb të Crvena Zvezda-s.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Egbo arriti të kualifikohej falë fitores 2-0 në fushën e Dinamos së Tbilisit në Gjeorgji, në një sfidë delikate ku kryeqytetasit bënë një ndeshje thuajse perfekte.

Tirana nuk ka mungesa në radhët e saj e pritet të hedhë në fushë të njëjtët lojtarë të ndeshjes në Tbilisi.

Në portë do jetë Lika kurse në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Vangjeli e Ismajlgeci. Në mesfushë do luajnë Batha e Çelhaka, ndërsa para tyre treshja, Kobina, Kale e Torasa. Në sulm për Tiranë do jetë Muçi.

Në rast fitoreje sot, Tiranën e pret turi i tretë kualifikues e më pas ndeshja play-off prej nga ku mund të sigurojë një vend në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *