Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtori i Aluiznit Berat, dyshohet se ka marrë para në këmbim të lejeve të legalizimit


Policia e Shtetit ka arrestuar drejtorin e Agjencisë të Kadastrës të Beratit Ervin Nelaj.

Nelaj 39-vjeç banues në Berat u arrestua pas një hetimi 9 mujor të operacionit të koduar “Aluizni” në bashkëpunim me SPKA.

Ai akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar para nga persona të ndryshëm me qëllim pajisjen me leje të legalizimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *