Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata e Arsimtarëve: Rritja e pagës shumë larg asaj që premtoi qeveria


Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimtarëve ka pohuar sot se rritja e pagave të mësuesve nga qeveria është shumë larg asaj që është deklaruar.

Nevrus Kaptelli e bëri deklaratën në Scan TV ku ishte i ftuar. Sipas tij ndryshimi në pagë është shumë i vogël dhe e llogaritur nga sindikata, rritja bruto është rreth 9-10%.

Po kështu kreu i sindikatës theksoi problematikat me të cilat përballet arsimi në vend, trajtimi i mësuesve, e mungesa e sistemit ngrohës në disa shkolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *