Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 3 automjete plagosen 2 persona


Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në të cilin janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.