Vendosni fjalën kyçe....

Pasi i shpalli “Dëshmorë të Atdheut”, Rama vë karafila të kuq aty ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’


Pasi i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë. Vendin ku u zhvillua dhe protesta më 21 Janar të vitit 2011.

Ministrat me në krye kryeministrin Edi Rama kanë bërë homazhe, duke vendosur nga një trëndafil për 4 të vrarët në protestë.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi familjarëve të viktimave, që të kishin besim se drejtësia do të bënte drejtësi për 21 janarin, edhe pse kjo gjë s’ka ndodhur akoma.

Katër protestuesit e vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, u shpallën ditën e sotme “Dëshmorë të Atdheut”.

Gjatë kohës kur Rama po u jepte sot çertifikatat familjarëve të të ndjerëve, nuk nguroi të bënte ironi dhe me opozitën dhe me presidentin e vendit.

Rama u shpreh se do japin përgjigje dhe ata prokurorë e gjyqtarë që sot janë angazhuar për ta shndërruar 25 prillin “në referendum kundër qeverisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *