Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë 15 ditë në burg “Zogun e Tiranës”, lirohet pronarja e qendrës estetike e tre vajzat


Hermes Nikaj, i cili njihet ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, është lënë në burg për një afat 15 ditor.

Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka dhënë atij këtë masë arresti si dhe i ka lënë prokurorisë afat 15 ditë që të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenit A. Gjini dhe vajzës D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me Nikajn në një dhomë hoteli.

Gjatë seancës gjyqësore, Hermes Nikaj ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe ka shtuar  se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë ishin të veshur me mbathje.

“Zogu i tiranës” tha se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij dhe se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo.

 “…Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të biznesmenit.

Ndërkohë gjyqtarja ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që akuzohen se ushtronin prostitucion.

Ndërsa Anjeza Bena, pronarja e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, do të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.