Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Për 21 janarin kërkova hetim ndërkombëtar por e bllokoi Edi Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha 10 vite pas protestës së opozitës së atëhershme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku u vranë dhe katër qytetarë ka treguar ngjarjen sipas versionit të tij.

Berisha tha se në atë kohë kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen por e bllokoi Edi Rama nëpërmjet ish-kryeprokurores Ina Rama.

Qëllimi i atyre protestuesve ishte të pushtonin kryeministrinë dhe kjo që them unë nuk është fantazi. Ata hapën derën e kryeministrisë me një makinë me forcë që dihet se kush e solli. Garda, siç është e ditur, nuk ka mjet mbrojtës tjetër, nuk ka shkop, nuk ka gaz, nuk ka spraj. Mjeti i vetëm mbrojtës i tyre kudo në botë është arma.

A qëlluan gardistët në kushtet ligjore apo jo, kjo është një çështje që është hetuar nga ekipi i Ina Ramës. Vetëm një gjë do ju kujtoj, është Sali Berisha që ka kërkuar hetim ndërkombëtar të ngjarjes. E kam kërkuar publikisht. U kam kërkuar përfaqësuesve të BE dhe SHBA që të hetohet paanësisht ngjarja.

Njeriu që ka kundërshtuar hetimin në mënyrë të prerë dhe kategorike përmes Ina Ramës, ka qenë Edi Rama. Partnerët më kanë thënë se nuk pranon prokuroria, pra nuk e pranon Edi Rama hetimin ndërkombëtar”-tha Berisha në emisionin Çim Peka Live.

I pyetur nëse ka dhënë urdhër për gardën, Berisha tha se garda veproi sipas tij në respekt të ligjeve.

Është qëlluar qindra herë në ajër në pisha. Janë bërë rikosheta. Në zyrën time, por edhe në zyrat një kat më lart janë plumbat. Garda vepron sipas ligjeve dhe ai ligj nuk është miratuar nga mazhoranca ime.

Përpjekja apo grushti i shtetit ishte një akt tronditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe më gjerë. Këtu erdhën me urgjencë zyrtarë të nivelit të lartë të SHBA dhe BE, të OSBE dhe institucioneve të tjera. Nuk i dorëzova jo për hetim, por Edi Rama bëri një deklaratë me kërcënime ndaj gardës. Pasi asgjësoi zinxhirin e gardës me arrestime, po bënte gati të sulmonte sërish”-tha Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *