Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 50 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, prangoset 41-vjeçari nga Fieri


Një 41-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi i janë kapur një sasi prej 50 mijë eurosh të padeklaruara.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar një person me iniciale I.Sh., në makinën e të cilit janë gjetur pas kontrollit sasia e lartpërmendur e eurove.

Ai po dilte nga Shqipëria për t’u futur në Greqi, ndërsa akuzohet për pastrim lekësh.

Njoftimi

“Kakavijë, Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *