Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Ballës: Deklaratat për LSI-në diversione idiote, ti e Rama s’do gëzoni asgjë


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i është përgjigjur homologut të tij të PS-së, pas deklaratave të këtij të fundit se ka një marrëveshje PD-PS për ‘ta çuar LSI-në për skrap’.

Bardhi i quan diversione idiote deklaratat e Taulant Ballës dhe shkaku i tyre sipas tij janë frika nga humbja e thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

Numri dy i selisë blu shton se modeli vetëm që do shkojë për skrap më 25 prill është ai i Ramës e Ballës që nuk do gëzojnë asgjë nga ato që kanë vjedhur.

“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!” – shkruan Bardhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *