Vendosni fjalën kyçe....

Biden i kërkoi të bëhej këshilltari i tij kryesor mjekësor, Fauci: I thashë absolutisht “PO”


Joe Biden pak ditë më parë zbuloi se i kishte kërkuar mjekut Anthony Fauci që të shërbente si këshilltari i tij kryesor mjekësor.

E Fauçi tani thotë se ai “absolutisht” e pranoi këtë rol.

Fauçi u pyet të premten nga NBC News për bisedën e tij me Biden dhe ai u përgjigj: “Oh, absolutisht. Unë thashë ‘po’ menjëherë në vend, PO.”

Shefi i shtabit të ardhshëm të Bidenit, Ronald Klain, tha se do të ishte një nder i madh për të të punonte krah Faucit.

“Ka pak nëpunës publikë në historinë tonë që kanë shërbyer për aq kohë dhe aq mirë e me aq dallim sa Dr. Tony Fauci.”– tha ai.

Fauci ka shërbyer si anëtar i Task Forcës për koronavirusin të presidentit Trump.

Biden ka deklaruar se duke filluar nga dita  inaugurimit të tij më 20 janar të vitit 2021, do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *