Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon shifrën “marramendëse” të mjekëve dhe infermierëve të vaksinuar në 6 ditë


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar ecurinë me vaksinimin në fazën e parë duke dhënë dhe shifrën “marramendëse” të të vaksinuarve të parë.

Në 6 ditët e para thotë Rama janë vaksinuar 369 mjekë dhe infermierë.

Por Kryeministri, premton se javë pas jave do rritet ritmi i vaksinimit.

369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid-19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës anti-COVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *