Vendosni fjalën kyçe....

Vjen i ftohti siberian, që nga e premtja ulen ndjeshëm temperaturat


Që prej ditës së sotme temperaturat janë ulur në vend. Meterologët kanë parashikuar se po rikthehet i ftohti siberian në rajonin e Ballkanit por edhe mbi vendin tonë. Sipas meteorologëve duke nisur nga dita e premte në territorin e Ballkanit do të kthehen stuhitë e dëborës dhe ngricat.

Parashikimi: 

Moti do të jetë me diell dhe vranësira deri mesatare në juglindje ku do të ketë reshje të pakta bore në lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit.

Temperaturat do të fillojnë të zbresin ndjeshëm, në zonat malore kur termometri do të zbres deri në -3 grade celsius në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura maksimale nuk do t’i kaloje 14 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.

Të premten i gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajrore shumë të ftohta me origjinë Siberiane duke sjelle rënie të mëtejshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Zonat malore -8 deri në 1 gradë celsius

Zonat e ulëta 1 deri 13 gradë celsius

Zonat bregdetare 2 deri në 13 gradë celsius

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *