Vendosni fjalën kyçe....

Basha emëron Agron Kapllanajn në krye të PD-së së Fierit, pas dorëheqjes së Luan Baçit


Kreu i PD Lulzim Basha ka komanduar në krye të degës së PD-së së Fierit ish-kreun e bashkisë Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Kapllanaj zëvendeson në këtë detyrë Luan Baçin, deputetin demokrat i cili iu bashkua Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Baçi kishte paraqitur dorëheqjen muaj më parë për shkak të kandidaturës së tij në zgjedhjet e 25 prillit, por vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi ende nuk ishte caktuar një tjetër drejtues.

Agron Kapllanaj gjithashtu kandidonte për deputet dhe renditej i shtati i listën shumëemërore të zgjedhjeve të 25 Prillit, por nuk mundi dot të thyejë herësin, që të mund të merrte mandatin e deputetit.