Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vaksinat i kemi falas, do japim një kontribut dhe për Kosovën


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti i BE-së që ka mundësuar dozat e para të vaksinës anti-Covid për Shqipërinë, na i ka dhuruar ato.

Po kështu ai tha se një pjesë nga dozat e para që kemi marrë, do i dhurojë dhe për Kosovën.

“Përsa i përket kësaj partie të parë, kjo është dhuratë. Nuk është e blerë sepse jau thashë më parë, por pak më shumë vëmendje kur dëgjoni. Se janë mundësi të ndryshme.

Dozat që kemi siguruar në këtë hap të patrë do të garantojnë vaksinimin e të gjithë mjekëve dhe infermierëve. Nuk e kam harruar atë që kam thënë se pavarësisht faktit që dozat e kësaj jave janë të pakta me kuptimin e nevojave të përgjithshme që i kemi siguruar sipas afateve dhe planit të vaksinimit, do të japim një kontribut për Infektivin e Prishtinës.

Ministrja është në kontakt me homologun. Është shumë e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të ketë gati pjesën mbështetëse, pra zinxhirin ftohës, pra konservimin në temperaturën e duhur të vaksinës Pfizer. NE e kemi, në mos gabohem pasnesër do të bëjmë publik me pamje vendin, mënyrën e ruajtjes, të gjithë procesin, në mënyrë që të jemi plotësisht transparent dhe nga ana tjetër për të treguar natyrisht se gjithçka është e përgatitur.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *