Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vaksinën anti-Covid na e dha një vend i BE-së, por s’jam i autorizuar t’jua them


Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për shtyp për të folur lidhur me procesin e vaksimit anti-Covid që nis sot në ambjentet e stadiumit “Air Albania”.

Rama tha se nuk mundet dot të bëjë me dije se cili është vendi që ka mundësuar mbërritjen e vaksinave të Pfizer-it në vendin tonë.

“Kemi arritur në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës së Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit, falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për t’u investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimit me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE-së nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.

Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork, Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot është rezultati i parë i një prej kanaleve bilaterale, me një vend të BE-së të cilin nuk jam i autorizuar ta bëj me dije se cili vend është dhe kjo për shkak të kërkesës së tyre vetë, por meqë është thënë krejt gabimisht se ky vend është Greqia, mund t’ju them se jo nuk është Greqia. Jemi në kontakt sepse ne kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji, duke filluar nga java e tretë e janarit drejtpërdrejt me kompaninë Pfizer, por qëllimi ynë është që të rrinim ndërkohë kapacitetin vaksinues duke rritur prurjet e vaksinës Pfizer dhe me shpresë duke hapur rrugën e vaksinës Astra-Zeneca me këto rrugë bilaterale.” – tha Rama.