Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse pallati do ishte verifikuar pas tërmetit të 21 shtatorit, s’do kishte viktima” – Flet banori nga Thumana (Video)


Familja Greku ka humbur 3 anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët banonin në katin e dytë të një pallati në Thumanë. Djali i vetëm që mbijetoi është Dorjani 33-vjeç. Ai ndodhej në Francë bashkë me  gruan dhe dy fëmijët ku mësoi për tragjedinë.

Ai humbi të vëllanë, Sajmirin bashkë me prindërit, ndërsa jeton prej një jave në banesat sociale në Shkozë.

Dorian Greku thotë për ABC News se nëse dikush do i kishte lajmëruar se shtëpitë ishin të pabanueshme pas tërmetit ë 21 shtatorit tragjedia mund të ishte shmangur.

‘Jam shumë i sigurt që të gjithë njerëzit që kemi pas banuar aty, nëse godina do ishte vëzhguar më mirë nga njerëzit që merren me këtë punë, jam i sigurt se s’do kishte pasur viktima.’ – thotë Greku.

Në tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, 24 prej të cilëve në dy pallatet e rrëzuara në Thumanë.

VINI RE: Video marrë nga ABC News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *