Vendosni fjalën kyçe....

Bushati: Me Cakajn nuk kam pasur komunikim, Peleshit dhe Xhaçkës i uroj më të mirat


Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka treguar në një intervistë për emisionin “Real Story”, se me pasardhësin e tij në diplomacinë shqiptare nuk ka pasur komunikim lidhur me lëvizjet që u bënë.

Bushati tregoi se ka folur me Xhaçkën dhe Peleshin pasi ka një rrugëtim politik të gjatë me ta. Ndërsa me Cakajn, ai tregoi se nuk ka pasur asnjë komunikim.

Kam folur me Oltën, kemi bërë një rrugë të gjatë politike bashkë dhe realisht i uroj më të mirën dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Siç kam folur dhe me Niko Peleshin që gjithashtu e kam mik, kam bërë rrugë të gjatë dhe i uroj.S’kam pasur ndonjë komunikim për këtë çështje jo se ka ndonjë ide konspirative. Kam pasur komunikim dhe një rrugë të gjatë politike me ta (Xhaçkën dhe Peleshin), i uroj më të mirat”- tha Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *