Vendosni fjalën kyçe....

“Jam Ilir Meta o superbudallenj, rilindasit vendas mavi e blu a ndërkombëtarë ta harrojnë se do shkatërrojnë pluralizmin e dhunojnë shqiptarët”


Presidenti Meta ka paralajmëruar se askush nuk do të mund të shkatërrojë pluralizmin në Shqipëri dhe as të varrosë demokracinë.

Në një deklaratë nga Presidenca ku njoftoi kallëzimin penal të Kuvendit, të cilin e akuzon për falsifikim dokumentesh, ai theksoi se ‘rilindasit mavi kombëtarë e ndërkombëtarë nuk do munden dot ta shkatërrojnë demokracinë në vend’.

Kallëzimi i Metës vjen pas seancës së tretë në Gjykatën Kushtetuese, ku Kuvendi dorëzoi disa prova, të cilat sipas presidentit janë të falsifikuara.

“Çfarë garancie kemi ne si qytetarë që këta jo vetëm falsifikuan letrat për t’i rrëmbyer presidentit anëtarin e Gjykatës Kushtetuese po këta falsifikojnë edhe provat në Gjykatën Kushtetese. Çfarë garancie kemi ne që ligjet që votohen në Kuvend zbardhen në rregull e nuk ndryshojnë gjatë zbardhjes për interesa të caktuara. Nëse 24 korriku është sot. Unë do doja të ishte që dje. Nuk do blindohet asgjë, nuk do ketë asnjë derë të blinduar në Presidencë. Rilindasit vendas mavi e blu apo ata rilindasit ndërkombëtarë që mendojnë se do shkatërrojnë dhe varrosin pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri, se do dhunojnë popullin shqiptar ta harrojnë, do dëshpërohen pa fund. Jam Ilir Meta unë o superbudallenj, u drejtohem atyre.” – tha Meta.