Vendosni fjalën kyçe....

Maradona vjell vrer ndaj Mesit, çfarë nuk i thotë


Ish-legjenda e Argjentinës, Maradona, ka thumbuar keqazi Lionel Messin.

Në një shfaqje televizive në Meksikë, 57-vjeçari foli për aftësitë futbollistike të sulmuesit të Barcelonës, duke i ngritur lart ato por duke e ironizuar keq në fund.

“Bashkë me Cristiano Ronaldon, janë dy lojtarët më të mirë në botë, por nuk ka kuptim që të bësh liderin e një ekipi, një lojtar që para se të fillojë ndeshja shkon 20 herë në tualet. Ai më mirë luan playstation sesa flet me shokët e ekipit në stol.” – ka thënë Maradona.

Më tej Maradona tha se nuk ka më asnjë vlerë që t’i luten Messit që të luajë me kombëtaren, duke shtuar se nëse do ishte në dorën e tij, nuk do e grumbullonte më me kombëtaren.

“Mos iu lusni më atij. Me Barcelonën Messi është ai që është, kurse me Argjentinën është tjetër lojtar.” – tha legjenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *