Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19


“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19.” – ka njoftuar kryeministri Rama.

Siç është lajmëruar më herët ai do bëhet në mjediset e stadiumit ‘Air Albania’, që është përshtatur për këtë gjë prej ditësh.

Më 1 janar kreu i qeverisë njoftoi se kishte arritur marrëveshjen me kompanine Pfizer për 500 mijë vaksina kundër Covid-19.

Fillimisht pritet të mbërrijnë në vend rreth 11 mijë doza ndërsa gjatë shkurtit do mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera. Të parët që do vaksinohen do jenë punonjësit e sektorit të shëndetësisë e më pas kategoritë e tjera të rrezikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *