Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për urdhrin e mbylljes së RTV Ora: E patolerueshme, gjendja e fatkeqësisë nuk mund të përdoret për të kufizuar lirinë e shtypit


Kreu i Shtetit ka reaguar në lidhje me urdhrin për mbylljen e RTV Ora me arsyen e shkeljes së masave ndaj koronavirus.

Meta shprehet i shqetësuar për këtë veprim nga autoritetet publike kur raportet japin alarmin për regresin në lirinë e medias.

Thellësisht i shqetësuar nga vendimmarrja e autoriteteve publike për urdhërimin e mbylljes të RTV ORA, veçanërisht kur raportet e organizatave botërore dhe europiane të gazetarëve japin alarmin për regresin vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias në Shqipëri.

Në respekt të parimeve kushtetuese, në mbrojtje të të drejtave e lirive themelore të lirisë së shprehjes dhe për informim, si dhe nisur nga natyra urgjente e marrjes së vendimeve të njëpasnjëshme nga organet publike përkundrejt RTV ORA, pa shqyrtuar dhe vlerësuar më parë objektivisht këtë çështje, si dhe pretendimet e kësaj media, duket se këto masa administrative janë shproporcionale”-shkruan Meta.

Meta shton se liria e të shprehurt është thelbësore në garantimin e llogaridhënies së institucioneve publike dhe çdo mënyrë indirekte për të vendosur censurë paraprake është e patolerueshme.

Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes është e ndaluar, e papranueshme dhe e patolerueshme”-thotë Presidenti.

Presidenti gjithashtu thekson se nuk mund të shfrytëohet gjendja e fatkeqësisë natyrore për të kufizuar të drejtën dhe lirinë e informimit.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Përdorimi i pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19, siç me të drejtë theksohet edhe në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”, nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, por kërkon reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe të menjëhershëm”-përfundon kreu i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *