Vendosni fjalën kyçe....

Bashkë me vaksinat edhe pakëz fushatë…


Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se në mesditë do jepte një lajm shumë të rëndësishëm.

Ashtu siç lajmëroi, në orën 12:00, kreu i qeverisë u shfaq në faqen e tij në Facebook, teksa pas vetes kishte një slogan që nuk ishte vërejtur deri tani në komunikimet e tij me publikun.

‘Shqipëria buzëqesh, fushata e vaksinimit anti-Covid 19’.

Një lule e verdhë dhe një nuse pashke sipër saj janë imazhi i sloganit të ri. Më pas Rama lajmëroi se Shqipëria kishtë arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për furnizimin e Shqipërisë me 500 mijë doza vaksine anti-Covid 19 duke publikuar edhe kalendarin e ardhjes së tyre si dhe kategoritë që do përfitojnë të parat.

Ai tha se qendra e vaksinimit do jetë në stadiumin ‘Air Albania’ dhe as ajo do jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kreu i qeverisë e rezervoi ditën e parë të vitit 2021, lajmin për marrëveshjen duke ironizuar se vizita e tij në SHBA nuk kishte shkuar kot.

Mesazhin Rama e shoqëroi me një slogan të përgatitur e kuruar me kujdes për të tërhequr publikun, teksa zgjedhjet e 25 prillit janë më pak se 4 muaj larg. Bashkë me lajmin për vaksinat, edhe pak fushatë elektorale s’do ishte keq…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *