Vendosni fjalën kyçe....

Ceremonia e “Çmimeve Grammy” shtyhet në mars


Ndarja e Çmimeve Grammy 2021 është shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Ceremonia për një nga çmimet më të mëdha të industrisë muzikore, do të zhvillohej në 31 Janar.

Mirëpo organizatorët kanë njoftuar se tani eventi do të zhvillohet në 14 Mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Anxhelos dhe shtetin e Kalifornisë.

Në muajin nëntor të vitit 2020 u njoftuan emrat e artistëve të nominuar për çmimet e këtij viti dhe ishin tre këngëtare që kryesuan mbi të tjerët: Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes.”- tha në një deklaratë Akademia e Regjistrimit, citon BBC.

Është e paqartë nëse aktori i humorit Trevor Noah, i cili ishte zgjedhur për të moderuar shfaqjen do të jetë akoma pjesë e ceremonisë së këtij viti.

Shumë ceremonive të mëdha të çmimeve u është dashur të zhvendosen në internet për shkak të pandemisë dhe pritet që edhe ceremonia për Çmimet Grammy do të jetë kryesisht online këtë vit. Megjithatë nuk janë dhënë shumë detaje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *