Vendosni fjalën kyçe....

Dy mjekët në Kosovë përleshen në sallën e operacionit


Dy mjekë në Kosovë janë përleshur me njëri-tjetrin në sallën e operacionit, Sipas gazetës Insajderi, bëhet fjalë për mjekët Adem Grbolar dhe Endrit Shala, doktorë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rasti është raportuar në polici ndërsa nuk dihet ende shkaku i përleshjes mes tyre.

 “Dje rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”- tha Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Adem Grbolar i cili është shef i repartit në Kardiokirurgji, ka patur debate edhe me një mjek tjetër m% parë. Kardiologu Arbër Kutllovci e akuzonte atë para pak kohësh për manipulim me lista të pacientëve.

Muaj më parë Kutllovci bëri të ditur në Facebook, vendimin e tij për largim nga klinika. Sipas tij shkaku ishin përçarjet dhe manipulimet e shefit Dr. Adem Grbolar.

“Ambienti përçares dhe morbid që është krijuar brenda Klinikes së Kardiokirurgjisë nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë shqetesimi im kryesor. Mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi, -mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para operimit,etj)”, shkruante Kutllovci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *