Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në akset Durrës-Tiranë dhe Fushë Krujë-Tiranë, plagosen 5 persona


Ditën e sotme nuk kanë të ndalur aksidentet në akset rrugore. Pas atyre në aksin Librazhd-Prrenjas janë regjistruar edhe dy aksidente në akset Durrës-Tiranë dhe një në Fushë Krujë.

Nga aksidenti në aksin Tiranë-Durrës ku një makinë humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen u plagosën 3 persona.

Ndërsa në aksidentin e aksit Fushë Krujë-Tiranë mbetën të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet nga makina të rastit.

Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Duhet theksuar se ky segment është një nga më të përgjakurit në Shqipëri. Në harkun kohor të dy viteve, në këtë pellg janë regjistruar mbi 10 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *