Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja e akuzoi për taksat e larta, reagon Veliaj: Shpifni, mbroni të pasurit pasi vetëm 1% paguan më shumë


Kryetari i Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të sotme të Partisë Demokratike, se kryeqyteti ka taksat më të larta se kudo.

Veliaj thotë se PD-ja shpif si për shkollat edhe për taksat e larta kjo pasi në Tiranë takohen më shumë të pasurit dhe jo të varfrit.

Lidhur me shkollat Veliaj tha se janë ndërtuar disa shkolla duke përmendur emrat e tyre.

Kam 5 vite që dëgjoj këto muhabete nga një parti që ka një ndjesi faji se s’ka bërë asgjë për Tiranën. E përgënjeshroj PD për shkollat, kemi shkollën ‘Kosova’, ‘Andrea Stefani’, ‘Servete Maci’ është bërë nga e para, Liceu dhe Shkolla e Baletit janë stransformuar. Mund të vazhdoj pafundësisht, por është thjesht deklarata e radhës e atyre që aspirojnë të bëhen deputetë.

Fakt është që janë shpallur edhe me vendim gjykate si shpifës, ndaj Tirana nuk ka kohë për të humbur. Kemi taksat më të ulëta në rajon, por 1 % që është pjesa më e pasur sigurisht që do paguajën taksën e pronës. Ajo që ndodhte më parë në zyrën e Bashës, ishin ndërtuesin që paguanin më pak e gjyshet më shumë. Përsa kohë PD është bërë avokate e 1 % më të pasur do të thotë që sondazhet po e afrojnë të ky 1% dhe jo te shumica e popullsisë.

Dua të them këtu se sapo kemi fituar një gjyq me shoqatën e ndërtuesve, na kanë hedhur në gjyq për 3% e banesave sociale, dhe ky fakt do të thotë që gjykata e çoi të drejtën në vend”-deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *