Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rëndësishëm, teknika e kimioterapisë që përdor grimcat magnetike është shumë më efektive ndaj kancerit


Kimioterapia mund të jetë deri në 34 përqind më efektive falë një teknike të re e cila kombinon trajtimin me grimcat magnetike që djegin qelizat kancerogjene.

Studiuesit në University College të Londrës gjetën që kombinimi i nxehtësisë dhe kimioterapisë e bën procesin më efektiv.

Nanopjesëzat e vogla magnetike bashkohen me qelizat kancerogjene të një tumori dhe gjithashtu mbajnë ilaçin e kimioterapisë.

Kur mjekët aplikojnë një fushë magnetike të padëmshme në zonën nga jashtë trupit, ajo aktivizon vetitë magnetike të nanopjesëzave dhe i bën ato të ngrohen, duke ngrohur qelizat kancerogjene të bllokuara.

Kërkimet zbulojnë se kjo dëmton tumorin dhe e bën atë më të dobët ndaj ilaçeve të deritanishme.

Kërkimi deri më tani është testuar vetëm në një laborator, por studiuesit thonë se gjetjet e hershme janë domethënëse.

Qelizat e kancerit të gjirit të njeriut, qelizat e glioblastomës (kanceri i trurit) dhe qelizat e kancerit të prostatës së miut u trajtuan të gjitha me këtë teknikë të re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *