Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ka një ambicie, në zgjedhje të fitojë 5-0 bashkitë e qarkut Tiranë


Kryebashkiaku i Tiranës në një lidhje direkte në Report TV ka folur ndër të tjera edhe për fushatën që po zhvillon Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Veliaj ka treguar edhe ambicien që ka për këto zgjedhje duke thënë se kërkon që të fitorja të jetë 5-0 në të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë.

Ne kemi një skuadër fantastike të Tiranës. Dje kishim takimin që e bëjmë çdo të enjte. Deputetet nuk po merren me fjalime por në çdo njësi të Tiranës. E kemi kthyer të gjithë këtë fundvit në një skuadër sociale, që është shatërvan mirësie.  Ambicia jonë është që për herë të parë në Tiranë të mos i ndajmë bashkitë në bastione. Ne të fitojmë në mënyrë të njëtrajtshme të fitojmë edhe në Kavajë, edhe në Vorë, edhe në Kamëz, edhe në Rrogozhinë.  Një fitore e njëtrajtshme në të 5 këto bashki tregojmë se jemi ndarë nga kultura e bastioneve. Ambicia ime është fitore 5-0 në të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë dhe deri më tani sondazhet e tregojnë.

Ne kemi bërë analizë edhe kur kemi fituar zgjedhjet. Për 1 parti që gjithmonë bën autokritikë, është kthyer në një praktikë pune. Gjasat janë për një fitore që nuk duhet të na çojë as në arrogancë, por të na bëjë për të reflektuar se si të jemi më të përulur, më të hapur ndaj kritikave“, tha Veliaj për Report Tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *