Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Don Bosko’.

Drejtuesi i mjetit Rudolf Zefi ka denoncuar në polici se një person ka qëlluar me armë ndaj mjetit me të cilin po lëvizte.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.